Komentatori i politikës së jashtme, Sinisha Ljepojeviq, ka thënë sot për Tanjug se nuk ka gjasa që Amerika të marrë drejtpërdrejtë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka theksuar se i gjithë projekti i Kosovës është projekt amerikan.
Sipas tij negociatat e mëparshme për normalizimin e marrëdhënieve, të organizuara nga BE-ja, janë zhvilluar nën kontrollin amerikan dhe me iniciativën amerikane.
“Nuk ka gjasa që Amerika t’i marrë drejtpërdrejtë ato negociata. Shfaqet një problem formal, me çfarë kapaciteti dhe autoriteti Amerika, si një vend i vetëm, dikton dhe merr përsipër negociatat për një problem kaq të rëndësishëm, sepse në fund të fundit, BE-ja, cilado qoftë ajo, formalisht ka një legjitimitet sepse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE dhe në rrugën evropiane”, shpjegoi ai.