QUINT dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mirënjohje për komandantin e KFOR’it në Kosovë, Gjeneral Ristuccia.
Kështu, ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka shkruar për takimin me të. Aty ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill.
Në këtë takim KFOR’i ka potencuar se misioni i tyre për të ruajtur sigurinë në Kosovë mbeter kritike.
”Si QUINT+EU shprehëm mirënjohjen tonë për komandantin e @NATO_KFOR, Gjeneral Ristuccia, për punën e tij të shkëlqyer. KFOR-i mbetet një mision kritik për sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Gori.