Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në autostradën që e lidh fshatin Shkabaj me Obiliq e Prishtinë.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, derisa shihen zjarrfikësit duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin.
Në pamje shihet se makina është bërë shkrumb e hi.
Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se automjeti i djegur i përket Policisë së Kosovë. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas Policisë vetura është dëmtuar tërësisht.
“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, kanë thënë nga Policia .