Petkoviq e ofendon Kurtin

Lajme

Petkoviq e ofendon Kurtin

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 20:12
Albin Kurti

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit është takuar me liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Dr.Sulejman Ugljanin.

“Kurti e ka marrë në kokë se është hero kur zhvillon të ashtuquajturat flamurin e Sanxhakut, por në fakt është një vajzë e vërtetë teksa flet me presidentin Vuçiq në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.

Më tutje ai e ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, së është duke i përkrahur dëshirat e politikanëve nga Novi Pazari.

“Separatisti i mprehtë Kurti nuk duhet të ushqejë dëshirat e politikanëve të dështuar nga Novi Pazari, sepse ai nuk di të luajë me zjarrin”, ka përfunduar Petkoviq në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat