Gazeta serbe, Danas ka raportuar se tre serbët e vrarë të dielën në veri të Kosovës janë banorë lokal.
Siç kanë thënë banorët e asaj zone për Danas, tre të vrarët janë serbë vendas nga veriu i Kosovës.
Janë publikuar edhe fotot e tyre dhe banorët e zonës tashmë kanë nisur të shkojnë për ngushëllime te familjet e tyre, shkruan gazeta.
Kujtojmë se ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht identiteti i tre serbëve të vrarë natën e së shtunës dhe të dielës, më 23 dhe 24 shtator në Banjskë.