Ish-komandanti i ushtrisë serbe: Shërbimet serbe të sigurisë janë shkatërruar, Kosova triumfoi mbi Vuçiqin

Lajme

Ish-komandanti i ushtrisë serbe: Shërbimet serbe të sigurisë janë shkatërruar, Kosova triumfoi mbi Vuçiqin

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 08:59
Kryetari i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh dhe Vuciq

Kryetari i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, i cili deri në vitin 2008 ka qenë komandant i përgjithshëm shtabit të ushtrisë së Serbisë, tha se zhvillimet e së dielës në Banjska treguan se shërbimet e sigurisë së Serbisë janë “të thyera”.

Ponosh ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta se “regjimi” në Beograd është befasuar nga zhvillimi i së dielës i situatës në veri të Kosovës.

Ai thotë se kjo tregon se sa keq është shkatërruar Serbia në aspektin e sigurisë.

“Një gjë është se a kanë ditur për ekzistimin e formacionit të armatosur serb dhe a e kanë ditur se kush ishte në krye të atij formacioni dhe cilat ishin qëllimet e tyre. Autoritetet në Beograd ishin të befasuar nga veprimi i policisë së Kosovës dhe kjo tregon sa keq është shkatërruar Serbia në aspektin e sigurisë”, tha ai.

Ai shtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç përmendi incizimet e ndihmësve të Kurtit si informacionin më të rëndësishëm të marrë nga agjencitë e inteligjencës serbe. “Është skandaloze”, theksoi Ponosh.

Kjo thotë ai vërteton, se Beogradi nuk është në gjendje të kontrollojë situatën në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat