Ministri i Shtetit për Europën dhe Amerikën Veriore i Brianisë së Madhe, Leo Docherty, është takuar në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për sulmin terrorist që ndodhi në veri të Kosovës.
Për këtë takim ka njoftuar Daçiq në Instagram, duke thënë se “janë pajtuar se vazhdimi konstruktiv i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është çelësi i stabilitetit rajonal dhe sigurinë”.
Siç njofton MPJ-ja e Serbisë, Daçiq e ka njoftuar Docherty-n për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe “domosdoshmërinë e mbrojtjes së popullatës serbe”, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e palës serbe për të bërë përpjekje për uljen e tensioneve.
Kosova ka akuzuar Serbinë që qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë, derisa përmes videove tregoi që pjesë e këtij grupi ishte edhe nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radojiçiq.
Por, ndryshe ka pretenduar Vuçiq, duke thënë se Serbia është e “përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal” dhe shtoi se ruajtja e paqes dhe stabilitetit “mbetet një nga prioritetet kryesore”.