Vuçiq për grupin terrorist: E njoh Milan Radoiçiqin, të tjerët s’i njoh

Lajme

Vuçiq për grupin terrorist: E njoh Milan Radoiçiqin, të tjerët s’i njoh

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:50
Aleksandër Vuçiq me kriminelët e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar se Milan Radoiçiq, është udhëheqës i grupit kriminal që bëri sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Pyetjes së gazetarit të RTS-së, Gorislav Papiq: “Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, që komandojnë ata njerëz nga Kosova, a i njihni ata njerëz”, Vuçiq, si i hutuar, u përgjigj:

“Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin”, tha Vuçiq.

“A i komandon ai?” u pyet nga gazetari.

“Nuk e di nëse është në komandë, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha njeri. Tani kam dëgjuar për këta njerëz”, është përgjigjur Vuçiq, shkruan Danas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat