Parashikohen “ditë të zeza” për Serbinë, Prishtina do të marrë kontrollin e plotë në veri dhe në fund Beogradi do të njohë Kosovën e pavarur

Lajme

Parashikohen “ditë të zeza” për Serbinë, Prishtina do të marrë kontrollin e plotë në veri dhe në fund Beogradi do të njohë Kosovën e pavarur

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Priten kohë të errtë për Serbinë. Paralajmërimi i fortë ka ardhur nga deputeti serb Vladeta Jankoviç, i cili tha ditën e djeshme se nga pikëpamja e politikës së jashtme, pasojat e sulmit terrorist në Banjskë janë “të dëshpëruara”, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, prishi çdo gjë me ndërkombëtarët “Vuçiç ka pasur një pozitë më të favorshme në muajt e fundit në krahasim me Albin Kurtin, por tani rolet janë kthyer plotësisht”.

"Për ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, Kurti u bë një viktimë që duhej përkrahur, dhe Serbia u bë palë që përdori dhunën, kështu që është e natyrshme që u gjend në mbrojtje”, tha Jankoviç për agjencinë Beta.

Ai shtoi se "është plotësisht e mundur që heroizmi i Vuçiçit në lumin Lindor të ishte shkas që aktivizoi njërën prej kurtheve të përgatitura më herët, në të cilën ranë serbët nga Kosova. E gjithë kjo së bashku do të ketë pashmangshmërisht pasoja të rënda për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi Jankoviç.

Kosova e pavarur

I pyetur nga Beta nëse presidenti Vuçiç ishte në dijeni të vetëorganizimit të armatosur të serbëve në Banjskë, Jankoviç tha se incidenti ishte një goditje e rëndë për Vuçiqin.

“Kam përshtypjen se ai nuk e dinte se kjo do të ndodhte pikërisht kështu, edhe pse nuk kam dyshim se ka ditur për armët dhe pajisjet dhe për Radoiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe)dhe për ekzistenca e individëve të gatshëm për të ndërmarrë veprime, edhe nëse kjo ishte vetëvrasje e Obiliçit.

Presidentit iu deshën më shumë se 20 orë për t'u shfaqur para publikut pikërisht sepse u zu në befasi.

Së fundi, nuk do ta përjashtoja plotësisht mundësinë që ata që vërtet po i tërheqin fijet e krizës së Kosovës, nga njëra anë, ta shtyjnë Vuçiçin në mbrojtje të thellë, por në të njëjtën kohë t'i lënë mundësinë që më lehtë të "shtrihet" me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke e arsyetuar atë me shpëtimin e jetëve serbe”, ka vlerësuar Jankoviç.

Kosova merr drejtimin e veriut

Jankoviç beson se presidenti Vuçiç do të duhet t'i përgjigjet disa pyetjeve që do të zbulonin sfondin e konfliktit në veri të Kosovës.

“Për shembull, opinioni duhet të dijë nëse nënkryetari i Listës Serbe Radoiçiq e ka udhëhequr aksionin në Banjska dhe ku është ai tani. Por në radhë të parë është sigurisht pyetja se çfarë kanë bërë shërbimet tona të inteligjencës dhe kundërzbulimit në këtë rast.

Nëse ata e dinin dhe heshtën, ky është një krim i barabartë me tradhti të lartë, dhe nëse (që ka më shumë gjasa, duke ditur se çfarë mund të bëjnë Vulin dhe Gashiq) nuk e dinin, kjo është dëshmi e diletantizmit flagrant. Ky është sigurisht edhe çmimi i arbitraritetit diktatorial në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve për detyrat më të ndjeshme për shtetin dhe kombin”, tha ai.

Ai shtoi se Vuçiç, ndër të tjera, do të duhej të shpallte se cili ishte qëllimi i vetëorganizimit të armatosur të serbëve dhe sa njerëz u vranë në atë “aksion”, si dhe pse nuk ndërhyri KFOR-i.

Ai ka theksuar se pas ngjarjeve në Banjskë, autoritetet e Prishtinës e kanë shpallur të gjithë veriun e Kosovës zonë potenciale terroriste.

“Prishtina tani ka marrë dritën jeshile nga bashkësia ndërkombëtare për të shkaktuar terror edhe më të madh ndaj serbëve në veri”.

Por nuk duhet të harrojmë se, krahas anshmërisë së dëshmuar të fuqive botërore, vrazhdësia e Vuçiqit ua mundësoi këtë shqiptarëve.

Sepse e gjithë kjo do të ishte shumë më e vështirë për t'u arritur nëse "gjenitë politike" nga Beogradi nuk do t'i kishin urdhëruar serbët të largoheshin nga institucionet dhe policët serbë të çarmatosnin armët vitin e kaluar.

“Që nga ai moment serbët në veri janë pa asnjë mbrojtje dhe janë lënë të përballen vetë”, tha Jankoviq.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat