Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në kafenenë ‘Pasarela’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.
Viktima është Dëfrim Kuqi.
Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje tashmë kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës.
Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.