Votohet buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2024

Lajme

Votohet buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2024

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kuvendi Komunal i Malishevës ka miratuar sot buxhetin për vitin 2024.

Sipas njoftimit, vlera e buxhetit është 19,740,806.00 Euro.

“Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt, ku në mesin e pikave të rendit të ditës, ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt buxhetit të Komunës së Malishevës, 2024-2026, me theks të veçantë për vitin 2024. Me shumicë të votave, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës e kanë miratuar këtë projekt buxhet, të propozuar nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, që është 19,740,806.00 Euro”, thuhet në njoftim.

Sipas kryetarit Ekrem Kastrati ky buxhet është rritur për 4 milionë euro.

“Ky projekt buxhet, është jo populist, por që e ndihmon zhvillimin ekonomik dhe vazhdimin e jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, për çfarë edhe na kanë dhënë besimin qytetarët tanë, e të cilin po e jetësojmë bashkë me partnerin e koalicionit qeverisës”, ka thënë mes tjerash kryetari Kastrati, gjatë prezantimit të projekt buxhetit para anëtarëve të Kuvendit të Komunës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat