Vuçiq flet me Blinken, ShBA-ja ia përmend masat Serbisë pas sulmit në Banjskë

Lajme

Vuçiq flet me Blinken, ShBA-ja ia përmend masat Serbisë pas sulmit në Banjskë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:10
Aleksandar Vuçiq dhe Anthony Blinken

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken rreth situatës në Kosovë për çfarë ka thënë se pati gjëra që u pajtuan por edhe jo.

“Kam folur me Blinken ku u pajtuam se shtensionimi është i nevojshëm, një rol më i fuqishëm i KFOR-it, në veçanti në veri”, ka treguar të ketë thënë Vuçiq, raporton Euronews.rs,

“Mohova gënjeshtrat rreth një shkalle të lartë gatishmërie të ushtrisë serbe. Ne nuk pajtohemi me natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë.

Blinken më foli gjithashtu për disa masa. Unë thashë se jam kundër”, ka thënë Vuçiq ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat