Basha: Në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit

Lajme

Basha: Në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:32
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.

Ai theksoi se në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit. Ai nënvizoi se synimi i Rusisë është  të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE.

Të dielën e kaluar në Veri të Kosovës, janë përvijuar dhe njëherë pllakat tektonike –gjeostrategjike, nga njëra anë interesat e komunitetit euro-atlantik të NATO-së për një Ballkan të paqtë, një Ballkan të cilin qytetarët mund të gëzojnë të drejtat e tyre parlamentare, një Ballkan që ka premisat të integrohet në BE, nga ana tjetër është ajo që po ndodh në lindje dhe që është materializuar së fundmi me konfliktin e tmerrshëm në Ukrainë.

Është një Rusi revizioniste që nuk pranoi realitetin e ndryshimit të viteve ’90, por planifikoi dhe nisi rikthimin në një situatë siç ka qenë në vitin 1990.  Synimi është të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE dhe kjo është ajo që u manifestua dhe në Kosovë të dielën e kaluar, përpjekja për të i imponuar me dhunë Kosovës dhe së dyti Aleancës Atlantikut”-tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat