Publikohen pamjet e reja kur terroristët serbë ikin nga Banjska, lënë në rrugë mikun e tyre të plagosur

Lajme

Publikohen pamjet e reja kur terroristët serbë ikin nga Banjska, lënë në rrugë mikun e tyre të plagosur

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 11:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër video është bërë publike nga sulmi terrorist në Banjskë të veriut mëngjesin e 24 shtatorit, ku një polic kosovar mbeti i vrarë ndërsa u vranë dhe tre sulmues serbë.

Në pamje shihen pjesëtarët e grupit terrorist serbë teksa largphen nga Manastiri. Ajo që vihet re është se katër serbët ikin me vrap ndërsa lënë  të plagosur një serbë tjetër.

Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të ndihmuar kolegun e tyre i cili shtrihet në tokë dhe përpiqet të largohet.

Situata në Kosovë, është bërë kryefjalë e mediave në rajon por dhe ndërkombëtare.

Vrasja e policit dhe përplasja me armë ka sjellë reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat