Është ndarë nga jeta dr. Ajshe Osmani, specialiste e Mjekësisë së Përgjithshme.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve duke u shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e saj, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Ajshe Osmani, në vitin 1991, iu nënshtrua provimit specialist në Entin Krahinor për Mbrojtjen Shëndetësore dhe fitoi titullin specialist i Mjekësisë së Përgjithshme.
Dr. Osmani u shërbeu qytetarëve të Prishtinës në QKMF, në Prishtinë, për vite me radhë.