Bosnja po i verifikon pretendimet se armët e përdorura në Banjskë janë siguruar nga Tuzlla

Lajme

Bosnja po i verifikon pretendimet se armët e përdorura në Banjskë janë siguruar nga Tuzlla

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:30
Armët dhe makinat e konfiskuara nga Policia e Kosovës prej grupit të armatosur në Banjskë.

Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë është duke e verifikuar informacionin se armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, janë siguruar nga Tuzlla, qytet në veriperëndim të Bosnjës, ka thënë Vahidin Munjiq, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë.

Munjiq ka thënë se dyshimet për transferim të armëve nga Tuzlla janë duke u hetuar përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe që Zyra e Prokurorit të Bosnje – Hercegovinës është informuar për gjithçka.

“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave.

Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë Munjiq./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat