Stefanoviç: Vuçiç ka dy pozicione rreth Kosovës, një për opinion të brendshëm dhe tjetrën për perëndimin

Lajme

Stefanoviç: Vuçiç ka dy pozicione rreth Kosovës, një për opinion të brendshëm dhe tjetrën për perëndimin

Nga: F.B. Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:12
Ish krye-negociatori serb, Borko Stefanoviç

Ish krye-negociatori serb, Borko Stefanoviç ka deklaruar se “Vuçiç ka dy pozicione rreth Kosovës, një për opinionin e brendshëm dhe tjetrin për perëndimin”, ky pozicion do shprehet sipas tij më shumë pas ngjarjeve tragjike në Banjskë, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Vuçiç me dëshpërim po mundohet të nxirret nga situata ku e solli Serbinë dhe qytetarët e saj, me garanci perëndimit se do bëjë çdo gjë vetëm të dal nga situata pa dalje” tha ai, duke parashikuar se arsyetimi i tij do jetë i dëmshëm për Serbinë.

"Vuçiç mund thotë se e di për rastin e Banjskës dhe qëndron prapa tij, që do ishte shumë e dëmshme, por edhe të thotë se nuk e ka ditur që po ashtu është tepër e dëmshme për Serbinë. Çka do që thotë ky pushtet është humbës për shtetin” tha ai.

Vuçiçit askush nuk i beson "ky regjim i ka sjell Serbisë një tjetër izolim, në samitin në Granadë jemi problem e jo pjesë e zgjidhjes, tash Kurti që ishte destruktiv prapë është i pranueshëm si lojtar”, pushteti i Vuçiçit e ka forcuar Kurtin dhe tash akuzohemi si zjarr nxitës në rajon.

Politika e Vuçiç në Kosovë ka pësuar debakël "Nuk ka zgjidhje, kur për te vendosin dy njerëz që kanë dhunën opsion. Nuk zgjidhet çështja e Kosovës pa demokratizimin e Serbisë” .

"Ai tash përmend traktorët dhe braktisjen e shtëpive, Vuçiç është pasiguria dhe jo stabiliteti, ai nuk mund të zgjidh asgjë veç përpjekjes me mbet në pushtet”, duke shtuar se ai vazhdon të jetë i pasinqertë ndaj perëndimit.

"Regjimi kurrë se ka mbajtur fjalën e dhënë dhe ka shkatërruar vendin”, duke shtuar se çështja e Kosovës duhet zgjidhet sipas Kushtetutës së Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat