“Deklaratat e Sveçlës i transmetojnë si të vërteta”: Brnabiq vazhdon luftën me ato pak media të pavarura të mbetura në Serbi

Lajme

“Deklaratat e Sveçlës i transmetojnë si të vërteta”: Brnabiq vazhdon luftën me ato pak media të pavarura të mbetura në Serbi

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 13:51
Ana Bërnabiq

Pas ngritjes së dilemës nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, se edhe djali i Vuçiqit, Danillo Vuçiq, mund të ketë qenë i përfshirë në organizimin e sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit, pas gjetjes së disa dokumenteve të njërit nga shoqëruesit të Danillos mu në vendin e ngjarjes ku ndodhi sulmi ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka vazhduar betejën me ato pak media të pavarura të mbetura në Serbi, duke i akuzuar sërish “po transmetojnë sikur të ishin të vërteta” deklarimet e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Brnabiq i quajti ato “mediat e Shollakut”; në rend të parë duke nënkuptuar rrjetin ballkanik të lajmeve “N1”.

“Problemi i tyre është Vuçiqi, nuk është Dveri, Zavetnici ose DSS-ja e Re. Por, ata e godasin Aleksandar Vuçiqin, Danillon, sulmojnë Andrejn (Vuçiq). Kjo dëshmon se ato hallin e kan te Vuçiqi dhe familja e tij, sepse po luftojnë për një Serbi të pavarur”, ka thënë ajo, siç e citoi Danas.

Brnabiq, e cila njihet për një militante të flaktë të Vuçiqit, kohëve të fundit ka akuzuar ato pak media të pavarura serbe në konferenca shtypi, e cila kaherë u thotë se “shkoni në Prishtinë bëni këto pyetje” derisa i akuzon publikisht se “po i merrni si të mirëqena dhe të vërteta deklarimet e Prishtinës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat