Vuçiq takon Munsch: Mbështesim angazhimin e KFOR-it në zbatimin e plotë të Rezolutës 1244

Lajme

Vuçiq takon Munsch: Mbështesim angazhimin e KFOR-it në zbatimin e plotë të Rezolutës 1244

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 10:42
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar sot komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch.

Gjatë këtij takimi, Vuçiq ka kërkuar që KFOR të mbajë pozicion neutral ndaj statusit të misionit të NATO-s në Kosovë.

“Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë dhe Metohi, mbështesim angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandateve të bazuara në Rezolutën 1244 të OKB-së.

Si dhe të presim që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive drejt qëllimit duke parandaluar çdo shqetësim të situatës së sigurisë në terren”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat