Pesëshja e madhe, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë dhe kryeministrit italian, do të vizitojnë sërish Serbinë.
Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pritet të shihet se çfarë “pako” do të sjellin pesë emisarët, që do të zbarkojnë në fund të muajit.
Këtë Vuçiq e ka treguar kur është pyetur se a pret presion shtesë ndaj Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Unë besoj se ata dëshirojnë të ngrejnë probleme për zgjidhjen e krizës në Kosovë në një mënyrë ndryshe. Unë shpresoj ta shohim atë lloj pakoje dhe çfarë do të sjellin më 21 tetor”, ka thënë Vuçiq.