Hoxhë Osman Musliu në emisionin “Gallatë” ka folur për akuzat që po i bëhen fesë muslimane.
Sipas tij, në Kuran thotë se mund t’i kesh katër gra por në pamundësi të trajtimit të tyre njëjtë është më mirë me e pas vetëm një grua.
“Në Kuran shkruan se mundesh me i pasë katër gra.
Por neve ka mundësi që s'na takon asnjë, sepse zoti thotë që duhesh të jesh i drejtë me të gjitha dhe nuk mundeni më mirë është më e pasë një grua pra mos u lodh me i bo dy.
Ti je krijesë e zotit ai e ka ditë, nuk mundesh me kalu mirë me gruan ta ka leju feja mu nda, është hallal edhe pse Zoti e urren më së shumti ndarjen e burrit me gruan, ma mirë është mu nda se me pasë probleme me i eduku fëmijët keq”, tha ai