Arrestohet një person në Serbi pasi kërcënoi Hill-in me vrasje

Lajme

Arrestohet një person në Serbi pasi kërcënoi Hill-in me vrasje

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:11
Christopher Hill.

Një person me iniciale S.B (50 vjeç)  është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, shkruan “Blic.rs”.

I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”

I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare” ka thënë prokurori Stefanoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat