Vuçiq me thirrje për serbët e Kosovës

Lajme

Vuçiq me thirrje për serbët e Kosovës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 21:31
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës, që sa më shpejt të nisin procedurat që kërkohen për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në intervistë për TV Prva, Vuçiq tha se ata që janë shumicë duhet t’i udhëheqin këto komuna.

Fjala është për katër komunat veriore, Zveçan, Mitrovicë  e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndryshe, në veri serbët i kishin bojkotuar zgjedhjet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat