I gjithë fokusi i sotëm ishte në ndeshjen Shqipëri-Çeki, ku fatmirësisht komëbtarja shqiptare shënoi fitore të thellë me rezultat 3 me 0.
Tifozët ishin të përgatitur si më së miri për këtë ndeshje, kishin pankarta të ndryshme dhe plisat që ishin shpërndarë gjithandej.
Një nga mbishkrimet e një pankarte ishte “Mallkue qoftë kush s’na do bashkë”.
I pranishëm në stadium ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Profesori Enver Bytyçi në një postim në Facebook publikoi një fotografi të Ramës, në të cilën ai nuk dukej fort i lumtur.
“Një milion fjalë nuk thonë asgjë sa kjo pamje në Arenën kombëtare!
Të gjithë të lumtur, përveç…”, shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.