Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem

Lajme

Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:35
Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq

Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin.

Sipas Bogdanoviq, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem.

“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në  zgjedhjet!

Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme!

Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Bogdanoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat