Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 18 tetor në rrugën ’28 Nëntori’ në Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Burimet bëjnë të ditur se i ndjeri është Selman Osmanoviç, 56 vjeçar.
Vdekjen e 56-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.
Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas Policisë, dyshohet se i ndjeri ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ndërsa, rasti është inicuar si “Hetim mbi vdekjen”.