Mësuesi Dalip Meleqi ndalohet nga Policia

Lajme

Mësuesi Dalip Meleqi ndalohet nga Policia

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 12:17
Dalip Meleqi

Është ndaluar nga Policia e Kosovës mësimdhënësi Dalip Meleqi, i cili një ditë më parë u pa në një video-xhirim duke e keqtrajtuar një nxënëse në klasë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se Meleqi është ndaluar nga Policia dhe po intervistohet.

Ai tha se ende nuk ka vendim për masë të paraburgimit apo masë tjetër të sigurisë.

“Është duke u intervistuar në polici në prezencë të avokatit”, ka thënë Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat