Kontradiktë dhe absurd që të lë pa mend.
Ambasada e Serbisë në Shtete të Bashkuar të Amerikës ka organizuar “konferencë paqe për Kosovën” në Uashington, pas afro një muaji që vetë sulmuan ushtarakisht në Banjskë të Zveçanit përmes formacionit paramilitar dhe terrorist të Milan Radoiçiqit, bashkëpunëtor ky i ngushtë i ambasadorit serb organizatoj të këtij eventi, Marko Gjuriq.
Gjuriq, i cili para se të shërbente ambasador ishte drejtor i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, ishte aleat dhe bashkëpunëtor i ngusthë i Nënkryetarit (kryetarit faktik) të Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Gjuriq ka mbledhur komunitetin serb në ShBA për të shprehur “mbështetje për serbët e Kosovës” dhe “të drejtave themelore të tyre”.
“Në kohën kur pa fajin tonë paqja është tronditur në rajonin tonë dhe në mbarë botën, ne po mbledhim mërgimtarët, bashkatdhetarët dhe miqtë tanë amerikanë për të ndërmarrë veprime konkrete dhe për të bërë thirrje për paqe, stabilitet dhe drejtësi për popullin serb në Kosovë”, ka deklaruar Gjuriq në rrjetin social “X”.
Све је спремно за почетак историјске, прве конференције о Косову и Метохији коју организујемо у престоници САД!
— Марко Ђурић (@markodjuric) October 21, 2023
У часу када је, не нашом кривицом, мир пољуљан у нашем региону, па и читавом свету, ми окупљамо наше исељенике, сународнике и америчке пријатеље, да ступимо у… pic.twitter.com/t3mDtIwjoF