Një ditë para negociatave në Bruksel, Vuçiq: Nuk do të jetë e lehtë

Lajme

Një ditë para negociatave në Bruksel, Vuçiq: Nuk do të jetë e lehtë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 21:07
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zbuloi se nesër në Bruksel do të bisedojë me liderët e Bashkimit Evropian – Charles Michel, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Ai njoftoi gjithashtu se atje do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Giorgio Meloni.

“Shpresoj në një atmosferë të mirë, por nuk do të jetë e lehtë. Këtu ka qenë një delegacion i madh, kanë bërë propozimin e tyre, nuk mund të flas për këtë, por patjetër që jemi të hapur për të biseduar dhe ata po trokasin në derë të hapur”, ka theksuar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë theksoi se deri tash ka qenë konstruktiv dhe i drejtë dhe se pret diskutime konstruktive, “me shpresë për një të ardhme më të mirë për popullin tonë në Kosovë”.

“Mos dyshoni se këto do të jenë biseda të vështira, por puna jonë është të mbrojmë të gjithë qytetarët tanë, por edhe të punojmë për të mirën e gjithë Serbisë”, tha presidenti serb.

Kurti dhe Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimet ndarëse me liderët kryesorë evropianë, të cilat, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, nuk janë të nivelit të lartë.

Raportohet se, tani për tani, plani nuk është që të ketë takim të përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiqit, megjithëse nuk e kanë përjashtuar plotësisht një takim të tillë, i cili do të varej nga rrjedha e takimeve paraprake ndarëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat