Vuçiq: Nuk mund ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, jemi shumë afër një marrëveshjeje tjetër

Lajme

Vuçiq: Nuk mund ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, jemi shumë afër një marrëveshjeje tjetër

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:58
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe 5-shën ndërkombëtare ka thënë se Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, as pavarësinë e Kosovës. Jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit.

Është e qartë për të gjithë, pa marrë parasysh çfarë. Ne duam paqe, do të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi.

Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje për energjinë. Ne po mundohemi të sillemi në një mënyrë jashtëzakonisht të përgjegjshme.

Bazuar në parimet që janë nënshkruar më 2015″, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat