Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në TV Prva ka deklaruar se “Serbia nuk është në pozitë të lehtë, mirëpo do vëhet çdo gjë që ajo të shtyhet përpara”, ndërkohë që ka fol edhe për situatën pas takimit në Bruksel dhe vizitës së emisarëve të vendeve më të fuqishme perëndimore.
Duke fol rreth situatës së krijuar pas ngjarjes në Banjskë në veri të Kosovës, Vuçiq ka theksuar se disa vende përfshirë ato fqinje kanë kërkuar sanksione ndaj Banjskës, por nuk patën sukses, megjithatë nuk jemi në pozitë të lehtë, por nuk ka as shkak për shqetësim.
"Do të shtyjmë vendin përpara”, tha Vuçiq duke shtuar se “Serbia është e gatshme të përmbush dhe zbatojë të gjitha ato që janë diskutuar përveç pranimit të pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së daj në OKB".
"Ne jemi të gatshme që të zbatojmë obligimet tona,por ata nuk duan të formojnë asociacionin e komunave. Shqiptarët shpikin trika për të synuar mashtrimin e dikujt në Evropë dhe ShBA dhe këto po bëhen në dëm të popullit serb në Kosovë".
Vuçiq duke fol për asociacionin theksoi se ka shumë vende, aktorë politik që nuk duan të shohin asociacionin e komunave.
"Ata (fqinjët) donin të vendosnin sanksione, nuk ka nevojë të them cilët pasi dihen, të tillët nuk duan as asociacionin e komunave” tha ai, duke theksuar se situata është e rënduar dhe aspak e lehtë, por do përpiqemi të shtyjmë vendin përpara.