Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka shkruar një poezi për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Hoxha është cilësuar si trim e luftëtar, teksa mes rreshtave Veseli ka shkruar se ky i fundit duhet “të nderohet lart si një Skënderbe”.
Poezia e plotë:
Gazmend Hoxhës
Një shpëtimtar i vërtetë,
me shpirt e zemër të madhe.
Me mendje të ndritur
e me shumë intelekt.
Në heshtje e në zë, kudo e gjen,
për atdhe e për mëmëdhe
ai çdo ditë gërmon
Në natën e errët
të largësive të thella
më 24 të shtatorit
ndër patriotë të rrallë.
Ai edhe atë ditë ishte në ballë
në ballë të trimave bashkë
terrorin e armikut ndaloi
Sypatrembur e kreshnik
trim dhe luftëtar
i dritës dhe i lirisë, madje shumë i dashur e njerëzor.
Ai Paqen kudo kërkon
Liridashësi ynë, shpëtimtar i kohës
Fjala e tij ishte si shiu
në shushunjën e shpërbërjes,
që freskoi tokën e ëmbël
dhe shpëtoi shpirtin tonë.
Ra në gjurmët e heronjve
të përbaltet nuk lejon
Një liridashës i madh.
Një engjëll i fjalës
si Hasan Prishtina.
Ne tani veprës sate i përulemi
dhe lart të nderojmë
si një Skënderbe.
Ai historinë përshkoi dhe lavdinë kombit ia dorëzoi.
Mbahu Ti, se dhe ne nuk të lëmë !