Një person është arrestuar mbrëmë nga policia rajonale e Pejës. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:52, në fshatin Banjë të Istogut.
Burimet bëjnë të ditur se i arrestuari është Dion Laja nga Peja. I arrestuari ka shkaktuar aksident në qendër të Banjës, ndërsa më pas ka kanosur qytetarët me armë të cilët kanë shprehur vullnetin për ta ndihmuar atë.
Tek i arrestuari u gjet një armë zjarri – pistoletë, dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me marihuanë. Në momentin e arrestimit, Laja ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Emri i Dion Lajës është i njohur për policinë për disa vepra penale.