Në Kosovë “klinikat estetike” e “sallonet e ondulimit” që injektojnë filler dhe botoks janë përhapur me të madhe.
Hulumtimi nxjerr në pah një “xhungël të vërtetë” në këtë fushë.
Në të shkruan se bëjnë: depilim, grim dhe rregullim të vetullave.
Por, kur hyn në faqen e tyre në rrjetin social Instagram, del se puna më e madhe është për aplikim të fillerit dhe botoksit.
Për këtë, ekipi hulumtues i “Betimit për Drejtësi” është infiltruar në rolin e klientit.
Pronarja e biznesit tregon interesimi për të rregulluar fytyrën me filler dhe botoks është i madh.
Ky interesim vjen edhe nga moshat nën 18 vjeç, ku ajo me theks veçon një 16-vjeçare.
“Prej 18 e te nalt, bile kemi pas 16 vjet që u ardh njona, po ajo u doke si e madhe diqysh, e nuk e preferohet me ja u bo qëkaq të reja, nuk është puna hajt të ua marr 60 euro, po kur i ki 16 vjet diqysh çka po i bon, hala je e vogël. Po masi i lejojnë prind e vet!” – tha ajo.