Drejtori i të ashtuquajturës “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, i ka drejtuar të premten një kërkesë me shkrim kreut të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Nga i cili ka kërkuar që të sigurohet përfshirja e misionit në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë.
Ai gjithashtu ka kërkuar që ky mision të sigurojë dërgimin e materialeve zgjedhore në vendvotime si dhe mbledhjen e fletëvotimeve dhe transportimin e tyre pas përfundimit të votimit, në përputhje me procedurat që janë zbatuar gjatë procedurave të mëparshme zgjedhore në Kosovë deri në vitin 2020.
Ndryshe, zgjedhjet në Serbi, po shihen si arsye pë vonim në dialog.