Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq është takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe pas atij takimi ka theksuar se qëndrimi i vendit për Kosovën është konfirmuar.
Bërnabiq tha se presidenti kinez do të vizitojë Serbinë vitin e ardhshëm.
“Biseda me Xi Jinping shkoi mirë. Presidenti i Kinës tregoi se ai do të vijë në Serbi vitin e ardhshëm.
Kjo është gjëja më e rëndësishme për qytetarët tanë. Ne konfirmuam se Kina nuk do të ndryshojë kurrë qëndrimin e saj për Kosovën dhe se Serbia do ta respektojë gjithmonë politikën Kinës”, tha Bërnabiq, transmeton Pink.