Dëshmitari Gjergj Dedaj në fund të dëshmisë së sotme, është ankuar se nuk i është dhënë e drejta që ai dëshminë e tij ta jep në seancë të mbyllur. Sipas tij, ky veprim është i kundërligjshëm.
“Edhe unë kam lyp krejt seancën e mbyllur, ma keni imponu seancën e hapur, kundërligjshëm, kundër të drejtave të njeriut”, tha Dedaj.
Pas deklaratës së tij, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith urdhëroi që të kalohet në seancë të mbyllur, e cila edhe ka përfunduar si e mbyllur për ditën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmia e dëshmitarit Dedaj do të vazhdojë edhe nesër, ku pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria, ai do të merret në pyetje edhe nga pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin Thaçi dhe të tjerët.