Xhaferi: Asociacioni s’duhet të ketë elemente ekzekutive

Lajme

Xhaferi: Asociacioni s’duhet të ketë elemente ekzekutive

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:37
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, vlerësoi që themelimi i Asociacionit s’duhet të ketë elemente ekzekutive.

Xhaferi tha se me elemente ekzekutive nënkupton pushteti i tretë, e që sipas tij, duhet të kenë autonomi të plotë në vendimmarrje.

“Rregullimi i Asociacionit, statuti i mundshëm, por mbi të gjitha pajtohem me faktin që nuk duhet të ketë elemente ekzekutive, gjegjësisht elemente penguese në zbatim praktik. Kur themi elemente ekzekutive, është pushteti i tretë, është subjekt i cili vendos në vendimmarrje dhe duhet të ketë autonomi të plotë të vendimmarrjes. Në aspektin ekzekutiv, si pushtet lokal, me ligj kanë pushtet ekzekutiv lokal, por në kornizat e shtetit përkatës”, deklaroi Xhaferi.

Më tej, Xhaferi tregoi për mënyrën se si komunat në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë kompetenca ekzekutive për të penguar zbatimin e vendimeve qendrore të shtetit.

“Komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë autonomi ekzekutive për kompetencat që janë ndalur me Kushtetutë dhe ligj, komunat kanë të drejtën e Asociacionit të Bashkësisë së komunave të Pushtetit të Vetëqeverisjes Lokale, por në kontekst të funksionimit të shtetit, nuk kanë kompetenca ekzekutive që të pengojnë zbatimin e vendimeve qendrore të shtetit”, shtoi tutje Xhaferi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat