Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, ish kryediplomat kështu e vlerësoi të enjten propozimin europian për normalizimin mes Kosovës e Serbisë. Në kontekstin e fushatës elektorale në Serbi për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit natyrisht, megjithëse këtë qëndrim kishte opozita serbe edhe kur u pajtuan palët, e shpallën tradhtarë kundërshtarin e tyre, Aleksandar Vuçiq.
Jeremiq, ish ministër i punëve të jashtme të Serbisë, televizionit serb Insajder i tha se s’ka dyshime më e sa hapësirë pasi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e tha “eksplicit e në mes të Beogradit mediave që ky plan është për ta njohur Kosovën”.
Jeremiq siç është edhe e pritshme nuk u përqendrua se ajo po shpjegonte njohjen ‘de facto’. Natyrisht kur Kosova është përsëri armë elektorale në zgjedhjet serbe të kundërtën e pretendon presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që refuzon sa mundet njohjen ‘de jure’.
Jeremiq vlerësoi se zgjedhjet janë rasti i vetëm që të ndryshohet kursi i tanishëm politik në Serbi, pasi siç thotë, Serbi është në kurs të zbatimit të këtij plani.
Tjetër ai shtoi, ngjashëm me Vuçiq, se Serbia nuk duhet të rreshtohet në konfliktet e fuqive të mëdha por duhet të jetë ushtarakisht neutrale, e poashtu të mos i vë sanksionet, vetëm atyre që vendos Këshilli i Sigurimit të OKB’së, fort ngjashëm për të mos thënë pozicionim i njejtë në politikën e jashtme si e qeverisë të tanishme