Qeveria e re malazeze shkarkon Kurtin nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare

Lajme

Qeveria e re malazeze shkarkon Kurtin nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Artan Kurti

Qeveria e re e Malit të Zi në seancën e sotme ka shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Artan Kurti, njoftoi pas seancës kryeministri Milojko Spajiq.

Kurti në korrik të vitit 2022, u emërua në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare nga Qeveria e Dritan Abazoviqit.

Pas emërimit të Kurtit në këtë pozitë, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, në seancën e Qeverisë pati thënë se kishte informacione se Kurti ishte dënuar për tentim vrasje.

Kryeministri i atëhershëm, Dritan Abazoviq në atë kohë kishte theksuar se në dosjen penale nuk ka asgjë lidhur me Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat