Një delegacion i TIK-ut të Tajvanit, viziton Kosovën më 13 nëntor.
ICK njofton se kjo vizitë ka qëllim për të eksploruar mundësitë e biznesit, partneritetet dhe lidhjet e reja.
Delegacioni tajvanez përbëhet nga 13 kompani që mbulojnë telekomin, softuerin, kibernetikën, energjinë, teknologjinë shëndetësore.
Ndryshe Kosova dhe Tajvani kanë marrëdhënie të mira.