Angjelkoviç paralajmëron: Situata është kritike, problem të pranosh dhe të refuzosh

Lajme

Angjelkoviç paralajmëron: Situata është kritike, problem të pranosh dhe të refuzosh

Nga: F.B. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 13:59
Zoram Angjelkovic

Ish kreu i Këshillit ekzekutiv të Kosovës në periudhën para lufte Zoram Angjelkoviç ka deklaruar për “Tanjug” se “Beogradi dëshiron që shqiptarët e serbët të jetojnë normalisht dhe të bashkëpunojnë ekonomikisht”, ndërkohë që ka shtuar se “nuk është lehtë të vendoset në tavolinë letra merre ose le, sepse nëse e merr problem , nëse e le dhe refuzon problem”, duke përshktuar situaën që ishte Vuçiç në takimin me pesëshen e madhe, transmeton “Bota Sot”.

Angjelkoviç ka potencuar se qëllimi i Beogradit është jeta normale mes shqiptarëve e serbëve dhe bashkëpunimi i tyre ekonomik.

“Beograd dëshiron dhe nuk ka asnjë problem me atë që shqiptarët e serbët të bashkëpunojnë ekonomikisht dhe të jetojnë normalisht”, tha ai për “Tanjugun”.

"Nuk është aspak lehtë kur jeni president i shtetit dhe ju vjen pesëshja e madhe me letër të gatshme në tavolinë dhe qëndrimin merre ose refuzoje“, tha Angajelkoviç.

Sepse sipas tij: “Nëse e merr, është problem, e nëse e refuzon dhe e le përsëri është problem. Thelbi i politikës së Beogradit që nga fillimi ishte kërkim i zgjidhjes së kompromisit deri në atë kufi që nuk rrezikohet integritetit dhe sovraniteto i Serbisë, e ky kufi është njohja de fakto dhe de jure e pavarësisë së Kosovës”.

Sipas vlerësimit të Angjelkoviç, situata që ndodhet aktualisht vendi përkatësisht Serbia është shtytja deri në vijat e kuqe dhe kufiri, që folëm më lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat