“Është puna jonë se ku e vendosim ushtrinë”, thotë Vuçiq

Lajme

“Është puna jonë se ku e vendosim ushtrinë”, thotë Vuçiq

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 13:32
Jens Stoltenberg dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i vetëdijshëm se Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën.

Ai në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se është punë e Serbisë se ku do të vendosë forcat e saj ushtarake

“Ku do ta vendosim ushtrinë është punë e jona, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe pa rrezikuar askënd”, tha Vuçiq në përgjigje të deklaratës së Stoltenbergut se trupat shtesë të ushtrisë serbe në  kufi me Kosovën nuk do të kontribuojnë në de-përshkallëzim.

Nga Beogradi, shefi i NATO-s deklaroi se  themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai i bëri thirrje të dyja vendeve që të vazhdojnë dialogun, sepse, siç theksoi, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat