Ambasada e Francës në Kosovë, ka lëshuar një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të emisarit special të saj, për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Si rezultat i kësaj vizite, Franca sipas kumtesës, dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel.
”Emërimi i René Troccaz si i dërguar i posaçëm francez për Ballkanin Perëndimor është një shenjë e qartë e interesimit të Francës për rajonin, në kontekstin e një shtytje të re drejt zgjerimit të BE-së”.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, si dhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha komunitetet.
‘’Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja’’.
Ai gjithashtu u takua me përfaqësues ndërkombëtarë, duke përfshirë Përfaqësuesin Special dhe shefin e UNMIK-ut, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.