Edhe katër muaj pret të dalë në pension, por me problemet e pensionistëve përballet çdo ditë.
Hana Berisha, kryetare e Rrjetit të Grave Sindikale, propozon që pensioni më i ulët të jetë 200 euro.
Sipas saj, pensionistët mezi kalojnë muajin, pasi që pjesa më e madhe e pensionit që marrin u shkon për ilaçe.
Berisha e sheh të paarsyeshme kushtin që pensionistët të paraqiten çdo gjashtë muaj në zyrat për pensione.
Ndonëse kanë dëshirë të udhëtojnë, pensionet u ulëta që i marrin nuk i lënë as të mendojnë një gjë të tillë. Madje, shumë prej tyre nuk kanë mundësi të udhëtojnë as për në Shqipëri këtë nëntor për Festën e Flamurit.