I ftuar në emisionin “Gallatë” deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për kohën e robërisë duke kujtuar kohën kur qytetarët kishin vëmendje të madhe ndaj lajmeve.
Ai tha që si shoqëri jemi të politizuar dhe kjo si pasojë që kemi qenë të robëruar.
“Ti e din që në kohën e lajmeve e marrshin një shtag dhe thojshin shuj, tani në fund thojshin çka tha”, tha tutje Basha.
Basha po ashtu tha se Kosova është lider në rajon sa i përket lirisë së shprehjes dhe se në liri të shprehjes nuk ka tabu.
“Kosova i ngjanë shumë Amerikës, Tomas Xheferson ka thënë se ma mirë me pas gazeta jo të lira se një shtet pa gazeta”, tha Basha.