Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, lëre që nuk distancohet nga e kaluara gjenocidale e Serbisë, por përkundrazi i ka thurur lavde kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq me urdhrat e të cilit është kryer gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Daçiq tha se Millosheviqi ishte një shembull se si duhet të duhet dhe mbrohet vendi. Këto komente ai i bëri në prezantimin e nipit të Millosheviqit si pjesë e garës zgjedhore të partisë së tij.
“Milosheviqi u dënua në emër të mbarë vendit dhe popullit dhe sot nipi i tij qëndron me krenari si bartësi i tretë i listës së koalicionit SPS – Serbi e Bashkuar – Të Gjelbrit të Serbisë, duke treguar se idetë e së vërtetës dhe drejtësisë, dashuria për vendi dhe populli u transmetohen socialistëve dhe patriotëve të vërtetë gju më gju”, tha ai.
Gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990, Daçiq shërbeu si zëdhënës i Slobodan Millosheviqit.
Ai e morri pseudonimin “Sloba i vogël” – edhe pse ai nuk është i vetmi politikan socialist që etiketohet në këtë mënyrë.