Profesori Nexhmedin Spahiu është 'lutur' që televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të mos e shfaqin për 28 Nëntor filmin 'Nëntori i dytë'.
"Ishalla nuk çmenden serish televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e me shfaqë për 28 Nëntor filmin "Nëntori i dytë"", ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, ky film përmban propagandë enveriste dhe është i sajuar mbi gënjeshtra të paskrupullta në kundërshtim me faktet historike.
"Ishalla nuk çmenden serish televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e me shfaqë për 28 Nëntor filmin "Nëntori i dytë". Propagandë enveriste në dekadën e tretë të shekullit 21 i sajuar mbi gënjeshtra të paskrupullta në kundërshtim me faktet historike", shkruan Spahiu.