Nuk kam frikë nga Vuçiq, nga kuzhina e të cilit vjen gjithçka dhe nuk kam frikë nga Boldrik Vuçiqeviqi i tij, tha zyrtari i partisë “Zajedno”, Gjorgje Miketiq, i pyetur për shantazhe të reja pas videos që i ka dërguar pronari i gazetës Informer, Dragan J. Vuçiqeviq.
Përkatësisht, ai e ka pyetur Miketiqin nëse ka përdorur ndonjë substancë dhe cilat janë ato.
“Dhe unë do t’i kërkoja zotit Miketiq, para se të më përgjigjet, të mendojë mirë se si do të më përgjigjet. Dhe përpara se të kërcënojë se do të padisë ose do të thotë se po gënjej, të mendoj se ndoshta mund të provoj se ai mund të marrë disa substanca. Dhe çfarë lloj substancash”, tha Vuçiqeviq.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq fillimisht e quajti Miketiqin një “turp njerëzor”, duke lënë të kuptohet se ai kishte materiale “kompromentuese” për të. Jo shumë kohë më vonë, Miketiq mori një mesazh shantazhi me një foto të marrë nga kompjuteri i tij i vjedhur.
– Ndryshe nga ata, unë nuk mbaj askënd në shpirt, nuk kam goditur njeri me makinë në këmbësorë, nuk kam fshehur një aksident nën ndikimin e lëndëve narkotike, as nuk kam nxjerrë sekrete shtetërore. Nuk mund të më trembni me baltën tuaj të tabloidit”, tha Gjorgje Miketiq.
Ai shtoi se të vetmit që duhet të kenë frikë janë vetvetja “sepse 17 dhjetori do të jetë dita kur të gjithë njerëzit do të marrin frymë sërish dhe ligji do të jetë bazë për punën e të gjitha institucioneve tona, përfshirë edhe Këshillin e Mediave të Shkruara”.
Miketiq ka njoftuar se do të bëjë kallëzim penal kundër një personi të panjohur për kërcënime dhe se do ta thërrasë Vuçiqin si dëshmitar.
– Është e qartë se ai e dinte për këtë dhe unë do t’i kërkoj t’i bwjw tw ditur emrat e personit ose personave që e shkelin ligjin – theksoi Miketiq.
Ai shtoi se e vetmja gjë që nuk mund ta merrte me mend ishte se Vuçiq do të merrej personalisht me jetën e tij dhe se do ta njoftonte kwtw nga Tv Pink.
– Javën e kaluar në të njëjtin emision Ana Brnabiq ka folur për mua dhe ka thënë të pavërteta, madje ka treguar edhe hyrjen e ndërtesës sime, sepse dukshëm janë lënduar shumë nga veprimi im ndaj votuesve fantazmë që kam paraqitur – tha Gjorgje Miketiq.
Shoqëria civile në Serbi po sulmohet përmes spiunimit kibernetik.
“Citizen Lab“, organizata ndërkombëtare që merret me çështje globale dhe politika publike thotë se dy anëtarë të shoqërisë civile në Beograd ishin shënjestruar me “spyware” në fillim të këtij viti. Të dy e kishin kritikuar publikisht qeverinë serbe.
”Citizen Lab”, me bazë në Toronto të Kanadasë nuk ka dashur t’ua përmend emrat dy anëtarëve të shoqërisë civile, por përmend një hetim të udhëhequr nga organizata Acces Now që merret me mbrojtjen e të drejtave civile dixhitale të njerëzve në mbarë botën.
Studiuesit nga organizata prestigjioze “Amnesty International” analizuan në mënyrë të pavarur rastet dhe përfundimet, sipas “Citizen Lab”, përputhen me gjetjet e tyre.
Më 30 tetor, dy përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi, të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonimë për arsye sigurie, morën njoftime nga Apple që i paralajmëronin se iPhone-ët e tyre mund të ishin shënjestruar nga sulmet e sponsorizuara nga shteti.
Analiza e “Citizen Lab” konfirmon se më 16 gusht 2023 ose rreth kësaj date, sulmuesit u përpoqën t’i shfrytëzonin dhe infektonin pajisjet e këtyre individëve të paidentifikuar nëpërmjet iPhone. Sulmet u zhvilluan afërsisht një minutë larg njëri-tjetrit.
Hetimet e “Citizen Lab” kanë gjetur se Serbia është një përdoruese e rregullt e programeve spiune mercenare dhe teknologjive të tjera të mbikëqyrjes shqetësuese. Disa nga gjetjet e këtij laboratori dixhital paraqesin BIA-n serbe si operatorin e dyshuar. BIA merr përsipër mbledhjen e fshehtë të të dhënave dhe qendra e monitorimit që kryen vëzhgimin ndodhet në selinë e BIA-s. Drejtori i fundit i BIA-s ishte Aleksandar Vulin, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kur anëtarët e shoqërisë civile serbe u spiunuan në mënyrë kibernetike, Vulin ishte në krye të BIA-s, që operonte një prej pikave të spiunazhit që ishin vendosur në të paktën 25 vende, siç ka identifikuar “Citizen Lab”.
“Citizen Lab” ka gjetur se disa “spyware” po përdoreshin nga BIA serbe.
“Access Now u bën thirrje të gjitha qeverive që të zbatojnë një moratorium të menjëhershëm mbi eksportin, shitjen, transferimin, përdorimin dhe servisimin e teknologjive të synuara të vëzhgimit dixhital – derisa të vendosen masa mbrojtëse rigoroze për të drejtat e njeriut – duke zbatuar ndalimet për çdo teknologji pushtuese tregtare spyware, dhe shitës, të gjetur për të lehtësuar ose mundësuar shkelje të të drejtave të njeriut”.