Telefonatat e qytetarëve në emisionin “Gallatë” kanë nxitur debat të ashpër në studio ku po diskutohet rreth kombit dhe bashkimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Qytetari i inkuadruar në linjë telefonike ka thënë se ata që e dojnë shqiptarinë e dojnë një shtet, ata që e dojnë bashkimvllaznimin e duan kombin kosovar.
Me fyerje të rënda ndaj tij ka shpërthyer Spahiu i cili ka kërkuar që qytetarit t’i ndalet lidhja.
“O idiot, o hajvan, o budall, o kali”, i ka thënë Spahiu qytetarit.
Spahiut i reagoi pastaj moderatori Arben Ahmeti.